Armët e Zveçanit kishin destinacion “Brigadën e Veriut” dhe “Mbrojtjen Civile”

“Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” dyshohet të jenë përgjegjës për shumë krime të kryera në veriun e Kosovës. Pikërisht për këto dy organizata dyshohet të ketë qenë i destinuar arsenali i armëve i cili u kap para pak ditësh në një veturë në Zveçan. Këto pretendime i ka ngritur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Grafite të shkruara në Mitrovicë të Veriut, "Mos u brengosni. Ne jemi këtu".

Gjithë ky arsenal armësh që u zu në një veturë në Zveçan, dyshohet të ketë qenë në pronësi të dy organizatave të shpallura gjatë ditës terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, theksoi se kanë dyshime të bazuara mirë, se armët ishin të destinuara për “Brigadën e Veriut” dhe Mbrojtjen Civile”.

E, kudo që haset në pjesëtarë të këtyre dy grupeve, ish-ministri i brendshëm, Bejtush Gashi, thotë se duhet të ketë arrestime.

Njëjtë, sipas tij, duhet të veprojnë edhe ndërkombëtarët.

“Institucionet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, kanë detyrimin që ndaj personave të cilët qeveria e Republikës së Kosovës i identifikon që janë pjesë të këtyre grupeve, përkatësisht ka fakte, atëherë edhe ata janë të detyruar dhe obliguar që personat e tillë t’i ndalojnë”, ka thënë Gashi.

Vlerësim të njëjtë edhe avokati Valdet Hoxha.

“Kjo nënkupton që menjëherë pushohet veprimtaria e atyre organizatave dhe çdo anëtar i asaj organizate është i dyshuar për vepra të ndryshme terroriste. Pra, mjafton vetëm të jesh anëtar i asaj organizate dhe të thirresh në përgjegjësi penale”, ka thënë ai.

E, sipas ish-ministrit Gashi, këto grupe i shkaktuan shumë dëme Kosovës.

“Ekseset që kanë bërë këto grupe, të përgatitura dhe stërvitura mirë, kanë kriju një impakt të drejtpërdrejtë që Bashkësia Ndërkombëtare ta drejtoj te Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Gashi.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka theksuar se vendimin për t’i shpallur “Brigadën e Veriut” dhe “Mbrojtjen Civile” si organizata terroriste e kanë marrë në koordinim me ndërkombëtarët.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika