Storjet se si kishte ikur nga burgjet nuk i ka të pakta.
I burgosuri për vrasjën e një ushtari rus, Faton Hajrizi po vuante denimin prej 25 vitesh burgim në burgun e Smrekonicës e mëngjesin e ditës së shtunë u bë hera e nëntë që ai është arratisur nga hapësirat rehabilituese.
Si pasojë janë suspenduar oficeri i dhomës dhe oficeri i krahut.
Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thanë se tashmë janë njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës
“Ai është gjithashtu përfitues i vikendit. Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji. Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A”.
E është ish kryeshefi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Safet Zogiani i cili po thotë se kujdesi për një person që ka ikur nga burgu disa herë do të duhej të ishte më i madh.
“Unë mendoj që përgjegjësia më e madhe është e atij burgut që ka ardhë sepse këtu është e pamundur me i parandalu ikjet sidomos kur është fjala për personin që ka qenë 25 vjet i dënuar dhe po më duket ka qenë edhe tjera herë që është larguar nga qendrat tjera të paraburgimit”, ka thënë Sokol Zogiani – Ish-kryeshef i SHKK-së.
Në vitin 2018, familja e Faton Hajrizit, iu drejtuan institucioneve përkatëse me kërkesën që atij t’ia mundësojnë shkollimin. Hajrizit iu kishte pamundësuar shkollimi sepse ai ishte i dënuar për vrasjen e një ushtari rus dhe kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare.