Arrest shtëpiak për katër serbët që dyshohet se sulmuan policët në veri

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për katër personat e arrestuar në veri të Mitrovicës, të dyshuar për sulm ndaj policisë, ndërsa një grup qytetarësh serbë kanë protestuar për lirimin e tyre

Ilustrim

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj katër personave të arrestuar në veri të Mitrovicës, të dyshuar për ofendim dhe sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i të dyshuarve, Shyqyri Syla.

Sipas deklaratës së avokatit Syla, Prokuroria kishte kërkuar fillimisht masën e paraburgimit për të dyshuarit, por gjykata vendosi që ata të mbahen në arrest shtëpiak.

Para mediave njëri nga avokatët mbrojtës ka theksuar se të arrestuarit kanë kërkuar falje publike, po ashtu kanë pranuar që i kanë fyer zyrtarët policorë por jo edhe që i kanë sulmuar.

Ndërkohë, që nga ora 10:00 e paradites, një grup qytetarësh të komunitetit serb kanë protestuar para hyrjes së Gjykatës, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar.

Arrestohen katër serbë në veri për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika