Arrest shtëpiak për ministrin Fikrim Damka

Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë që ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, t’i caktohet masa e paraburgimit.

Atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në afat prej një muaji, pasi dyshohet për veprat penale sulm dhe kanosje.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, masë e tillë i është caktuar edhe të pandehurit tjetër që dyshohet se është përfshirë në këtë vepër.

“Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025. Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka bërë me dije se nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak, do t’iu caktohet masa e paraburgimit.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika