Arrest shtëpiak për policin që dyshohet se rrahu kolegen e tij

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj policit me inicialet S.H, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ''Lëndim i rëndë trupor'' dhe ''kanosje'' ndaj koleges së punës

Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit S.H, i dyshuar për rrahjen e koleges.

Përmes një komunikate për media, Gjykata ka njoftuar se gjatë periudhës së arrestit shtëpiak, i dyshuari nuk mund të largohet nga shtëpia e tij, përveç kur kjo është e domosdoshme për përmbushjen e nevojave jetësore dhe vetëm me lejen e gjykatës.

Në rast të shkeljes së kësaj mase, thuhet se gjykata mund të caktojë masën e paraburgimit.

Në njoftim e Policisë thuhet se të pandehurit iu caktua masa e arrestit shtëpiak, pasi që gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se pretendimet e prokurorit se ndaj të pandehurit duhet të caktohet masa e paraburgimit si masë më e rëndë izoluese për të penguar rrezikun e ndikimit të dëshmitarëve dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

Kjo pasi që thuhet se gjykata është e bindur se me masën e arrestit shtëpiak mund të arrihet pengimi i ndikimit në të dëmtuarën si dhe mund të pengohet rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Kundër këtij vendimi, thuhet se pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Më 16 maj, Inspektorati Policor i Kosovës kishte arrestuar zyrtarin policor S.H në Pejë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ”Lëndim i rëndë trupor” dhe ”kanosje”, duke lënduar rëndë dhe kanosur kolegen e punës, me të cilën thuhet se ishte në një lidhje.

Arrestohet zyrtari policor, dyshohet për dhunë ndaj koleges

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika