Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, lidhur me arrestimin e 12 zyrtarëve të këtij institucioni, ka thënë se ky rast është iniciuar nga vetë ATK-ja në vitin 2020 në Prokurori.
Murtezaj ka thënë se rasti kishte të bënte rreth disa faturave fiktive të qarkulluar nga tri biznese dhe kanë arritur ta parandalojnë dëmtimin e buxhetit për 2. 7 milionë euro.
“Pra, fjala është për një rast që ka filluar që nga viti 2020 ku pas paraqitjes së kërkesës për rimbursim nga ana e tatimi paguesit dyshimet e zyrtarit të ATK-së ishin se kreditimi i TVZH-së krijuar nga disa faktuar të tri bizneseve ishin fiktive. Zyrtarët hetues të ATK-së rastin e kanë ngritur edhe të organet ligjzbatuese. Rasti është ngritur si rast i dyshimta për hetim nga ATK-ja, ku me datën 3.7.2020 është inicur rasti te Prokuroria Themelore në Prishtinë”, ka deklaruar ai transmeton EO.
“Me datë 27.4.2021 kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorin Themelore të Prishtinës. Si rezultat i veprimeve me kohë të ATK-s është arritur që të parandalohet dëmtimi i buxhetit në vlerë prej 2.7 milionë eurosh. Prokuroria ka ardhur në përfundim për ngritje të aktakuzës për 13 zyrtarë të ATK dhe përfaqësuesve të bizneseve të involvuar në këtë rast”, ka shtuar Murtezaj.
Po ashtu, ai ka theksuar se menaxhmenti i këtij institucioni vazhdimisht bën përpjekje që të ketë llogaridhënie sa i përket stafit, me qëllim të zbatimit të drejt të ligjit për të gjithë tatimpaguesit.
“Për të parandaluar involvimin e stafit tonë në veprat e tilla, që përveçqë mund ta dëmtojnë integritetin institucional, mund ta dëmtojnë edhe buxhetin e shtetit”, ka thënë Murtezaj.
Prokurori i Shtetit tashmë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së.