Arrestimi i dy të dyshuarve për spiunazh, në shtëpitë e tyre konfiskohen armë e gazmaska ushtarake

“Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera", thuhet në raportin e policisë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh në Ferizaj.

Në raport thuhet se në dy lokacionet e të dyshuarve janë konfiskuar edhe armë, municione e gazmaska ushtarake.

“Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndryshe, dje shtetasit kosovarë me inicialet, M.Q dhe B.SH u arrestuan nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA) pas një hetimi disamujor nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Edhe Dogana e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të dy personave në Ferizaj, nën dyshimin për veprën penale “spiunazhi”.

Në një deklaratë për media, Dogana e Kosovës ka sqaruar se njëri nga të arrestuarit, i identifikuar me inicialet B.Sh., kishte qenë i punësuar në këtë institucion, por ishte pushuar nga puna 20 vjet më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.

Sipas Doganës së Kosovës, shkarkimi i B.Sh. kishte ardhur si rezultat i shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës, të cilat kishin të bënin me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.

Që nga ajo kohë, B.Sh. thuhet se nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës.

“Prishtinë, 5 qershor 2024, në lidhje me arrestimin e dy personave sot në Ferizaj nën dyshimin për aktivitete spiunazhi, Dogana e Kosovës sqaron opinionin se personi i cituar me inicialet B.Sh. është pushuar nga pozita e tij në Doganën e Kosovës 20 vite më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004. Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Që nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Neni 124 i Kodit Penal për spinuazh parasheh dënime nga 5 deri në 12 vjet burgim.

Arrestohen dy shqiptarë në Ferizaj, dyshohet se ishin spiunë të BIA-s serbe

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika