Arrestimi i gazetares ruse në Kosovë merr vëmendjen e Reuters: Rusia, aleati kryesor i Serbisë

Pas deklaratave të Sveçlës ku thoshte se gazetarja ruse kishte marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus, mediat ndërkombëtare kanë shkruajtur për arrestimin e saj dhe njëherësh, për raportet Kosovë-Serbi

Foto të postuara në Facebook nga ministri Xhelal Sveçla. ku shihet Daria Aslamova me liderë botërorë dhe ushtarakë

“Kosova ndalon gazetarin rus në kufi”.

Ky ishte titulli i artikullit që Agjensia Ndërkombëtare e Lajmeve “Reuters” i ka dedikuar arrestimit të gazetares ruse në Kosovë.

Lajmin për arrestimin e gazetares, Daria Aslamova, e kishte konfirmuar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, të shtunën.

“Shumë vende kanë vërtetuar se ajo ishte e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ajo pretendonte të ishte gazetare”, tha Svecla në deklaratën për shtyp.

Sipas Sveçlës, ajo ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus.

Sveçla: I është ndaluar hyrja në Kosovë spiunes ruse

Reuters nuk mundi t’i verifikonte akuzat e Sveçlas, ngase sipas agjensisë, gazetarja nuk ishte e disponueshme për koment dhe ishte e paqartë nëse ajo kishte punësuar një avokat.

Sveçla ka publikuar në faqen e tij në Facebook disa foto të gazetares me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe një tjetër me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe ashtu si Beogradi është kundër pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Reuters, gjersa ka kujtuar tensionet në Veri të Kosovës.

Mirëpo, tensionet e krijuara në veri të Kosovës nuk ishin të vetmet me fqinjin e kësaj të fundit.

Të shtunën, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, është sulmuar me armë në veri të Kosovës, përkatësisht prej 10 të shtënash të njëpasnjëshme në drejtim të tyre.

Sulmohet me armë policia kufitare në veri

Kosova i është bashkuar dënimeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe tashmë ka vendosur sanksione.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika