Arrestimi i Ilir Metës, ministri i Brendshëm shpjegon përdorimin e forcës nga Policia

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Rexha, ka shpjeguar se përdorimi i forcës gjatë arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta ishte i domosdoshëm për shkak të kundërshtimit të tij me dhunë.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Rexha, ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, duke shpjeguar se përdorimi i forcës ishte i pashmangshëm për shkak të kundërshtimit me dhunë nga ana e Metës gjatë operacionit policor. Ai ka theksuar se Policia e Shtetit kryen detyrën e saj dhe se arrestimi u realizua në kushte të vështira, pasi Meta refuzoi të bashkëpunonte dhe përdori dhunë ndaj zyrtarëve policorë.

Rexha, përmes një postimi në Facebook, shpjegoi se arrestimi mund të ishte realizuar pa dhunë nëse ish-presidenti do të kishte pranuar të kalonte nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit. Ai theksoi se, kur Policia merr një urdhër arresti, ajo ka vetëm një opsion: të ndalojë personin e kërkuar.

Ministri kritikoi etiketimet ndaj policëve që morën pjesë në arrestim, duke theksuar se ato nuk janë të qëndrueshme. Arrestimi i Metës ka ndodhur në mesditën e së hënës në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, në zonën e Laprakës, gjatë kohës kur ai po udhëtonte me një veturë drejt Tiranës.

“Nëse shtetasi Ilir Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij, nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici.

Nga ana tjetër, askush nuk e thotë dot, që ajo shfaqje e dhunshme kundërshtie, nuk do të kishte qenë e njëjta kudo tjetër, ku do të mund të bëhej ndalimi i tij.

Madje sipas analizës përgatitore të operacionit, në të tjera rrethana, rezultati mund të kishte qenë edhe më problematik për shijen e atyre, që mbrëmë e trajtuan Policinë si autore të një operacioni të dhunshëm.

Por fatkeqësisht dhe çuditërisht, të gjithë ata “harruan”, që vetëm kundërshtimi i saj me dhunë dhe asgjë tjetër, e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të shtetasit Ilir Meta. Për pasojë edhe skenën shqetësuese!

Prandaj me keqardhje të sinqertë për pamundësinë e shmangies së shoqërimit të tij me forcë, jam po ashtu i keqardhur, që nuk bie dot dakord me optikën e akuzatorëve të mbrëmshëm të Policisë së Shtetit”, ka shkruar Rexha në Facebook.

.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika