Arrestimi i shtetasit të Kosovës në Serbi, MPJD: Kemi njoftuar misionet diplomatike

MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka reaguar lidhur deklarimin e Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë(Horgosh) është arrestuar një shtetas i Kosovës me iniciale M.I. nën akuzën gjoja për krime lufte kundër popullit serb gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Gjithashtu në njoftim thuhet se lidhur me këtë deklarim, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka kërkuar nga Zyra Ndërlidhëse serbe në Prishtinë që të konfirmoj vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin se ku ai po mbahet aktualisht.

Gjithashtu, MPJD lidhur me këtë rast thuhet se ka njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd.

Po ashtu edhe MPJD thuhet se ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Kosovë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian lidhur me këtë rast.

Në njoftim gjithashtu thuhet se misionet diplomatike evropiane janë njoftuar edhe për ndalimin e zyrtarit policor të Kosovës nga policia serbe në pikë kalimin kufitar Merdar, ku pas disa orësh është liruar.

Njoftim i plotë i MPJD-së:

Mediat serbe kanë përcjellur sot deklaratën e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit policia e Serbisë sot, e shtunë, 12 tetor 2024, në ora 6.00 të mëngjesit, në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari, në Horgosh, ka arrestuar, personin me inicialet M.I., shtetas i Republikës së Kosovës, nën akuzat për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Ministri i brendshëm serb pretendon në deklaratën e tij se rasti ka të bëjë me gjoja rrëmbimin një çifti bashkëshortor të etnisë serbe në Prishtinë, nga M.I. në Qershor 1999, të cilët pastaj sipas pretendimeve të Daciq qenkan dërguar në një burg të improvizuar, ku i qenkan nënshtruar dhunës fizike dhe psikologjike.

Shtetasit të Kosovës M.I. organet policore i kanë shqiptuar masën e arrestit prej 48 orëve, ndërsa thuhet që pas kësaj periudhe ai do t’i dorëzohet Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës së Beogradit për procedura të mëtejme.

Poashtu sot, rreth orës 8:00 të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës u ndalua dhe u mor në pyetje nga policia kufitare serbe në pikën kufitare të Merdares, ndërsa po udhëtonte me autobus nëpër Serbi drejt Republikës Federale të Gjermanisë. Pas disa orësh ndalimi, z. Berisha u lirua dhe po vazhdon udhëtimin drejt Gjermanisë.

Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet.

Për këtë çështje janë njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Kosovë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke ndjekur nga afër këtë rast dhe do t’iu mbajmë të informuar rreth detajeve tjera.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika