“Arrestimi i shtetasve të Kosovës në Serbi”, Haxhiu: Ndërkombëtarët të bëjnë presion që të ndalen veprimet e tilla

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lirimi i qytetarëve të Kosovës të arrestuar në Serbi nuk varet nga Qeveria e Kosovës.

Ajo ka kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë që të shtojnë presionin ndaj Serbisë që e njëjta t’i ndalojë veprimet e tilla dhe t’i lirojë të arrestuarit.

Ajo ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme përmes zyrës saj është në komunikim të vazhdueshëm me të arrestuarit dhe familjarët e tyre.

“Ministria e Punëve të Jashtme, përmes zyrës atje, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta, por edhe me familjet e tyre. Është politikë e qëllimshme e Serbisë drejt qytetarëve tanë. Andaj, ne si institucione kemi qenë në komunikim se a do të lirohen a jo, kjo nuk varet nga Qeveria e Kosovës. Si në të kaluarën dhe tani, në vazhdimësi kemi veprime të tilla, kërkoj nga partnerët tanë të bëjnë presion ndaj Serbisë t’i ndalojë veprimet e tilla”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Ministrja Haxhiu ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka bërë arrestime për motive politike, por vetëm ka arrestuar persona që kanë kryer krime lufte në Kosovë.

“Nuk kemi bërë arrestime për motive politike, por për krimet që i kanë kryer gjatë luftës, ndërkombëtarët t’i thonë hapur me zë të lartë Serbisë që t’i ndalojë këto veprime”, ka theksuar Haxhiu.

Katër shtetas të Kosovës, aktualisht, ndodhen në paraburgim në Serbi nën akuzat për krime lufte: Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa.

Për institucionet e Kosovës, ndalimet nën dyshime të tilla në Serbi janë arbitrare dhe të padrejta, teksa kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika