Arrestohen 10 persona për keqpërdorim të kartelave bankare, që dyshohet se dëmtuan mbi 400 mijë euro

Në një operacion të koordinuar nga Policia e Kosovës janë arrestuar dhjetë persona, të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare dhe dëmtim të katër bankave në vlerë prej mbi 400 mijë eurosh

Foto ilustruese

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit të martën kanë ndërmarrë veprime për zbardhjen e një rasti të dyshuar për vepra penale që ka zgjatur disa muaj, me ç’rast janë arrestuar dhjetë të dyshuar.

Hetuesit e policisë kanë grumbulluar të dhëna dhe dëshmi që kanë treguar se disa persona janë përfshirë në veprimtari penale të lidhura me lëshimin e çekëve të rremë dhe keqpërdorimin e kartelave bankare ose të kreditit.

Në këtë kontekst, është lëshuar një urdhër gjyqësor për të kryer kontrolle në 14 lokacione të ndryshme në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se nga ky rast aktualisht janë të dëmtuar  katër institucione financiare dhe vlera e dëmit të shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400 mijë eurosh.

Dhjetë të dyshuarit e arrestuar, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, akuzohen për përdorimin e kartelave bankare pa autorizim për të kryer transaksione të ndryshme, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje të produkteve të ndryshme, duke kompromentuar kështu kartelat bankare në forma të ndryshme.

Në operacionin policor, janë sekuestruar prova të ndryshme që janë të rëndësishme për rastin, përfshirë kompjuterë, telefona celularë, USB, kartela bankare, dokumente, si dhe tre armë dhe municion.

Rasti aktual është duke u trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika