Arrestohen 40 persona nga sulmi i djeshëm në Stamboll

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, lidhur me sulmin e djeshëm terrorist në Gjykatën e Stambollit, ka deklaruar se janë arrestuar 40 persona të dyshuar dhe ka bastisur 25 lokacione.

Kjo është bërë e ditur nga ministri turk, raporton Anadolu.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme një sulm terrorist ka ndodhur para Pallatit të Drejtësisë në Istanbul, ku një shtetas ka humbur jetën dhe gjashtë persona janë plagosur, mes tyre tre policë. Dy terroristë u neutralizuan.

Yerlikaya dha detaje të arrestimit të personave që kishin lidhje me terroristët pas sulmit të djeshëm.

“Menjëherë pas kësaj tentative të tmerrshme, policia e Istanbulit ka kryer bastisje në 25 adresa dhe deri më tani janë ndaluar 40 persona dhe operacionet vazhdojnë”, tha Yerlikaya.

Autorët e sulmit në postbllokun e policisë përpara gjykatës ishin anëtarë të grupit terrorist DHKP-C, tha më herët ministri Yerlikaya.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika