Dy femra dhe tre meshkuj janë arrestuar pasi ata dyshohen se janë marrë me prostitucion, në Prishtinë.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se, dy femrat e dyshuara janë shtetase braziliane, ndërsa meshkujt me shtetësi kosovare.
Arrestimi i 5 të dyshuarve ka ndodhur pasditen e së premtes, dhe me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar, dy femra shtetase braziliane dhe tre meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente”, thuhet në raport.