Arrestohen dy burra, dyshohet se rrëmbyen një tjetër

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte mbajtur peng në një vend jo të panjohur për të. Të arrestuarit lidhur me rastin, janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Janë arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit kanë rrëmbyer një tjetër.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte mbajtur peng në një vend jo të panjohur, e njëheri nën prezencën e një personi të tretë.

Ndërkaq, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe për një kohë është mbajtur në një vend të njohur për të, në prezencë edhe të një personi tjetër të dyshuar. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e dy gushtit të këtij viti në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika