Janë arrestuar dy burra në Podujevë, të njëjtit dyshohen se dhunuan e sulmuan seksualisht dy gra.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“DHUNIM & SULM SEKSUAL – Podujevë/06.10.2023-21:00-12:00. Me 07.10.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e lartë cekura ndaj dy viktimave femra kosovare. Njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.