Një incident që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, dy burra janë arrestuar pasi kishin kanosur dhe sulmuar një ekip mjekësor gjatë një intervenimi në një rast.
Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit jo vetëm që kanë penguar dhe sulmuar personelin mjekësor, por kanë rezistuar edhe ndaj policisë gjatë momentit të arrestimit.
Një zyrtare e ekipit mjekësor ka pësuar lëndime dhe është detyruar të marrë trajtim mjekësor pas incidentit.
Pas ndërhyrjes së policisë, dy të dyshuarit janë ndaluar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Bedri Gjini, Prishtinë / 28.08.2024 – 22:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për arsye se kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast. Po ashtu, të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit. Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.