Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen për spiunazh me BIA-n serbe

Në Ferizaj janë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh me BIA-n serbe. Siç mëson Dukagjini, njëri nga të dyshuarit është ish-polic

Foto ilustruese

Dy persona të dyshuar për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA) janë arrestuar sot në Ferizaj, ka mësuar Dukagjini.

Të dyshuarit kanë inicialet, B.Sh dhe M.Q dhe janë shqiptarë.

Zbulimin e të dyshuarve për spiunazh me BIA-n serbe e ka bërë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Siç mëson Dukagjini, hetimet për këtë rast kanë zgjatur një vit dhe njëri nga të dyshuarit e arrestuar është ish-polic.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika