Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohet se sulmuan një polic

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht njërin prej policëve, të cilët i kishin ndaluar në një pikë kontrolli në Gjakovë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Kjo pasi policia të martën në rrugën “Martirët e Kombit” gjatë kontrollit kishte ndaluar një veturë me targa vendore, ku shoferi nuk kishte respektuar urdhrin e policisë dhe pastaj së bashku me një person kishin sulmuar njërin prej zyrtarëve policorë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Rr. Martirët e kombit, Gjakovë 18.04.2023-09:25. Përderisa njësiti  policor ne pikë kontrolli kanë ndaluar veturën me targa vendore  me drejtues mashkull kosovar i cili duke mos i respektuar urdhërat e zyrtarëve policor në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar e kanë sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve. Pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe  dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika