Arrestohen dy persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës

Janë arrestuar dy persona në Leposaviq, sepse kanë hyrë në territorin e Kosovës jashtë pikës së autorizuar zyrtare

Ilustrim

Në fshatin Koshuticë të Leposaviqit janë arrestuar dy persona, sepse kanë hyrë në territorin e Kosovës jashtë pikës së autorizuar zyrtare.

Në raportin 24-orësh të policisë mësohet se rasti ka ndodhur dje, në orën 17:00.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 Fsh. Koshuticë, Leposaviq  24.01.2024 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri shqiptar e tjetri serb) pasi të njëjtit janë takuar duke hyrë në territorin e Kosovës jashtë pikës së autorizuar zyrtare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika