Arrestohen dy persona në Mitrovicë nën dyshimet për ryshfet, njëri prej tyre zyrtar i ATK-së

"Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas pranimit të informacioneve mbi dyshimet se dy persona të dyshuar kanë konsumuar veprat penale Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit".

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimet se kanë kryere veprën penale “dhënia e ryshfetit dhe marrja e ryshfetit”.

Njëri prej të arrestuarve është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), dhe i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, ku gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në terminalin Doganor në Mitrovicë dyshohet se nga një qytetar/palë në procedurë ka pranuar një shumë të hollash.

Policia në hapësirat e terminalit Doganor në Mitrovicë ka siguruar dëshmitë se i dyshuari me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin e tij

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas pranimit të informacioneve mbi dyshimet se dy persona të dyshuar kanë konsumuar veprat penale Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet operative dhe hetimore në terren të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarve të lartcekur.  Me datë 24.04.2024  Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë jug, janë informuar se një zyrtar-inspektor i ATK-së dyshohet se mund të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare, ku gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në terminalin Doganor në Mitrovicë dyshohet se nga një qytetar/palë në procedurë ka pranuar një shumë të hollash.

Gjatë punës operative dhe hetimore në bashkëpunim edhe me zyrtarë të Policisë Kufitare, në hapësirat e terminalit Doganor në Mitrovicë janë siguruar dëshmitë se i dyshuari mashkull me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin e tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale”, thuhet në njoftim e Policisë.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencën e avokatëve, ku pas përfundimit të intervistave është njoftuar prokurori kompetent, i cili të dyshuarve u  ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika