Arrestohen dy persona në Obiliq për lëndim trupor

Policia e Koosvës ka njoftuar se ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona në fshatin Plementin të Obiliqit për lëndim trupor. Tutje njoftohet se personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt

Ilustrim

Të dielën e 11 dhjeorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën dhjetë dhjetori rreth orës 00:10 janë informuarse në një lokal në fshatin Plemetin të Obiliqit, një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje Policia njofton se pas hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar: S.J, mashkull, 22 vjeç dhe M.B, mashkull, 20 vjeç.

Mes tjerash njoftohet se personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është hap rasti për veprën lëndim trupor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika