Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për “përgatitjen e një vrasjeje të rëndë”

".. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha", thuhet në raportin 24-orësh të policisë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, nën dyshimin se në vitin e kaluar njëri nga të dyshuarit i kishte dhënë para tjetrit në mënyrë që ta kryente vrasjen e një burri.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Përgatitje për vrasje të rëndë”.

“Pejë Tetor-Nëntor 2023 – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika