Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person nga Komuna e Prishtinës, është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Pas raportimit të rastit, sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Nën dyshimet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës, është arrestuar edhe një person tjetër në Komunën e Gjilanit.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.