Arrestohen dy persona në Prishtinë, u gjenden substanca narkotike

Qyteti i Prishtinës

Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se atyre u është gjetur marihuanë dhe cigare elektronike me vaj kanabisi, ndërsa në shtëpinë e njërit janë gjetur edhe prova të tjera të substancave.

“Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 12 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 8 lloje të cigareve elektronike që pas testit fushor kanë rezultuar se përmbajnë vaj kanabisi”, thuhet në raportin e PK-së.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: 18 cigare elektronike të mbushura me vaj kanabisi, katër kavanoza që dyshohet se janë të mbushur me vaj kanabisi, dy peshore digjitale për matjen e substancave narkotike, 7 cigare elektronike, tre shiringa, tri aroma të cigareve si dhe disa stikersa dhe paketime të cigareve elektronike”, thuhet tutje në raport.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika