Dy persona janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se kanë sulmuar një polic gjatë detyrës së tij zyrtare.
Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se polici ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në veturë duke mos i respektuar urdhrat i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.