Arrestohen dy persona për lëndim trupor dhe kanosje në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 1 janarit ka arrestuar dy persona për lëndim trupor dhe kanosje në Ferizaj

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 1 janarit rreth orës 13:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Komogllavë të Ferizajt ishte një rast i lëndimit trupor dhe kanosjes.

Policia njofton se policët e rendit e më pas edhe policët hetues menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy personat.

 “I.H (M/K) i moshës 53 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore personit B.H ( M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili për ndihmē mjekësore dërgohet në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas ky i fundit kanos I.H”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje njoftohet se policia dy të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor dhe kanosje”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika