Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Shtërpcë nën dyshimin, se të njëjtit i kishin shkaktuar lëndime trupore një personi.
Policia njofton se personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor ne Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.
“Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtërpce ka pranuar një informacion se në fshatin Sushicë të Shtërpcës është një rast i lëndimit trupor. Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuarit G.M (M/K) i moshës 41 vjeçar dhe J.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M ( M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mes të tjerash në njoftim thuhet se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”.