Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën e 10 dhjetorit janë arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë.
Të dyshuarit siç njofton Policia e Kosovës po tentonin t’i vëjnë në qarkullim një shumë të parave të faksifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53100 euro dhe dhjetë mijë dollarë amerikan.
Një operacion të tillë e kanë zhvilluar hetuesit policorë nga DHKEK dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, që kanë arritur të arrestojnë në flagrancë dy të dyshuar, B.S. dhe M.I., i pari mashkull kosovar ndërsa tjetri shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Policia njashtu, ka njoftuar se pas arrestimit ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit shtetas kosovarë dhe ka sekuestruar provat materiale që do të përdoren në procedurat e mëtejme.
“Gjatë këtij operacioni është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së dyshuarit shtetas kosovar. Gjatë operacionit policor, si prova materiale që do të përdoren në procedurë të mëtejme, janë sekuestruar:700×50 € = 35000 €, 181×100 € =18100 €, 100×100 $ dollarë amerikan, 2 vetura dhe 3 telefona”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në rrjetin social Facebook.
Kësisoj, me autorizimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.