Mbi dhjetë mijë euro të falsifikuara, janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, të enjten. Ato ishin në formë të monedhave prej dy eurosh.
Për këtë rast janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se i kanë sjellë këto para nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
“Gjatë realizimit të këtij plani në mënyre mjaft efikase, Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë pesëdhjetë (50) paketime me gjithsej dhjetë mijë (10,000) para të Falsifikuara në bankënota nga dy (2) euro. Gjithashtu gjatë realizimit të planit, është arritur të konfiskohen edhe gjashtëqind euro (600) tjera nga dy (2) euro të falsifikuara. Në vazhdën e këtij operacioni, bazuar në Urdhrin verbal të Prokurorit të rastit, është kryer kontroll/bastisje në dy lokacione, njëri në fshatin Rakaj-Ferizaj dhe tjetri në Han të Elezit”, thuhet në njoftim.
Policia ka treguar në detaje për të gjitha mjetet e konfiskuara, ku përfshihen edhe dy vetura:
Pesëdhjetë (50) paketime-gjithsej dhjetë mijë (10,000.00) Euro-një paketim 200 copë me nga dy (2) Euro, që dyshohet
të jenë të falsifikuara,
Gjashtëqind (600) euro nga dy (2) euro të falsifikuara,
Një veturë Mercedes, pronë e të dyshuarit (A.L.),
Një veturë Opel Vektra, pronë e të dyshuarit (A.L.),
Një Telefon mobil SAMSUNG,
Një telefon mobil SAMSUNG A-12, pronë e të dyshuarës (V.F.).