Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy persona janë arrestuar për shkak se në veturën e tyre m targa të Shqipërisë, janë gjetur 5 kilogramë substancë narkotike të llojit mariuhanë.
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge: Gjatë realizimit të detyrave policore, policia e rajonit të Gjakovës, sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Rastin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse policore.