Arrestohen dy taksistë, dyshohet se sulmuan një tjetër që shkoi për të marrë pasagjerët në aeroport

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy taksistë në Aeroportin e Prishtinës, sepse dyshohet se kishin sulmuar një taksist tjetër

Ilustrim

Janë arrestuar dy taksistë në Aeroportin e Prishtinës, sepse dyshohet se kishin sulmuar një taksist tjetër.

Policia e Kosovës njofton se mosmarrëveshja në mes tyre ishte lidhur me shërbimet për pasagjerë.

Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa dy të dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

ANP-Adem Jashari 15.09.2023-22:43. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (taksist në ANP), pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar punëtor taksie në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë. Viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika