Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë, ishin shpallur në kërkim

Janë arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë, të cilët ishin shpallur në kërkim. Të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në vuajtje të dënimit

Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se të martën e 20 shkurtit në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari që ishte shpallur në kërkim dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Prishtinë / 20.02.2024 – 21:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa, të mërkurën e 21 shkurtit, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit edhe një i dyshuar tjetër që ishte shpallur në kërkim.

Prishtinë / 21.02.2024 – 14:26. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika