Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy të dyshuar për djegien e një veture në Prishtinë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur më 3 korrik në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë, derisa vetura tashmë e djegur ishte e parkuar.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit janë identifikuar.
“• S. Sh. 61 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe
• B. K. 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës se këta janë të dyshuarit.
Më tej në këtë njoftim thuhet se të dyshuarit pas arrestimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.