Arrestohen dy të dyshuar në Prizren për kontrabandim municioni nga Serbia

Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi janë kapur duke kontrabanduar mbi 13 mijë fishekë me gas nga Serbia në Kosovë, gjatë kontrollit në automjetin e tyre

ilustrim

Dy të dyshuar janë arrestuar mëngjesin e së hënës në Prizren, pasi, sipas Policisë së Kosovës, janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligone të armëve.

Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur e sekuestruar mbi 13 mijë e 300 fishekë me gas të kalibrit 9×19.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren, 25.11.2024, 09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që, të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9×19. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është iniciuar si kontrabandim me armë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika