Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg substancë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar në veri të vendit dhe ua kanë konfiskuar mbi 4 kilogramë substancë narkotike

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në veri dhe janë konfiskuar mbi 4 kilogramë marihuanë.

“Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, më 24.03.2023, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposavict, kanë ndaluar për kontroll dy vetura. Veturat drejtoheshin njëra nga një mashkull serb-kosovar dhe tjetra nga një serb i Serbisë”, njofton Policia e Kosovës.

Pamje të postuara nga Policia e Kosovës

“Në veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4240 gramë”, thuhet në njoftim.

Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike.

Për rastin është njoftuar Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Mitrovicë Veri, të cilët kanë dalë në vendngjarje.

Për këtë është njoftuar prokurori dhe me aktvendim nga ai, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika