Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Mogillë, në komunën e Gjilanit. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe është vendosur që rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten e 20 tetorit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Njësiti Reagues i Stacionit Policor në Kllokot, ka ndalur për një kontroll rutinë një automjet me targa vendore, në të cilin kanë qenë dy të dyshuarit kosovarë shqiptarë të mitur A.A. (2007) dhe S.H. (2006).

Policia njofton se patrullimi është bërë në fshatin Mogillë, në komunën e Gjilanit.

“Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të lartcekur zyrtarët policorë kanë gjetur dy (2) armë automatike AK-47 me karikator përkatës të cilët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën”, njofton Policia e Kosovës.

Foto e postuar në llogarinë e Policisë së Kosovës

Tutje, policia njofton se pas arrestimit të të dyshuarve ata janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritet kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika