Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Viti

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se pas kontrollit në dy shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar armë e fishek. Tutje njoftohet se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore

Fotoilustrim





Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht stacioni policor në Viti, të premten e 25 nëntorit me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake në dy raste të ndryshme ka kryer kontrollë në dy shtëpi dhe objektet përcjellëse tek dy të dyshuarit kosovar N.S.dhe M.Q.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një (1) Pushkë M48 e kalibrit 7.9 mm, një (1) Revole e tipit Bereta e kalibrit 6.35mm, një (1) karikator dhe gjashtë (6) fishekë të kalibrit 6.35 mm”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje njofohet se dy të dyshuarit nga ana e zyrtarëve policor janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Mes tjerash thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” dhe rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika