Arrestohen dy të dyshuar për dy raste të ndara të dhunimit në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në raste të ndara, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunim” në rajonin e Prishtinës.

Policia në raportin e saj ditor bëri të ditur fillimisht se një grua është dhunuar në Fushë -Kosovë. Pastaj i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Sipas raportit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 18 gusht.

“Fushë Kosovë / 18.08.2024 – 20:30. Më 20.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, vijon Policia.

E në kryeqytet, sipas raportit, bëhet e ditur se një grua ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Prishtinë / 17-18.08.2024 – 21:00-00:00.Më 20.08.2024 viktima kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika