Arrestohen dy të dyshuar për “fajde” dhe “detyrim”, u sekuestrohen armë dhe para

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar ka zhvilluar operacionin policor në dy lokacione në Fushë Kosovë me ç'rast, ka arrestuar dy të dyshuar për “fajde” dhe “detyrim”. Të njëjtëve u janë gjetur armë dhe para

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale për “fajde” dhe “detyrim”, të martën në Fushë-Kosovë.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë operacionit policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, janë gjetur dëshmi materiale si armë dhe para.

“Sot me datë 13.06.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtine – Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka zhvilluar operacionin policor në dy lokacione në Fushë-Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Fajde’ edhe ‘Detyrim’. Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar: Katër mijë (4000) euro, tri (3) revole, një (1) armë e gjatë, katër (4) karikatorë, njëqind e pesëdhjetë (150) fishekë, një (1) automjet, tre (3) telefona mobilë, shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se personat e dyshuar janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika