Arrestohen dy të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimet për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga të dyshuarit

Policia e Kosovës (ilustrim)

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimet për kanosje dhe sulm fizik ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku, ndër të tjera, thuhet se te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 15 fishekë.

Sipas policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit e përfshirë në rast me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 08.08.2023 – 19:02. Pas një mosmarrëveshje në një aksident trafiku,  dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, duke ju shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 15 fishekë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika