Dy persona janë arrestuar në Obiliq, të dyshuar për një sulm seksual ndaj një vajze të mitur.
Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore dhe ligjore.
“26.12.2024 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në në raportin e Policisë.