Arrestohen dy të dyshuar për tentativë vjedhjeje në pronën e futbollistit Sterling

Policia e Surrey në Anglinë Juglindore, është duke hetuar një bastisje në shtëpinë e Raheem Sterling, dhe tashmë ka arrestuar dy persona pas një tentative të dytë vjedhjeje në fshatin ku ai jeton

Raheem Sterling





Policia e Surrey në Anglinë Juglindore, ka arrestuar dy persona të dyshuar për tentativë vjedhjeje në fshatin Oxshott të martën në mbrëmje, në një pronë afër shtëpisë së futbollistit anglez, Raheem Sterling.

Arrestimet janë në lidhje me një incident të veçantë,  që nuk përfshin rezidencën e futbollistit anglez, por policia po përpiqet të përcaktojë nëse ky rast është i lidhur me tentimin për hyrje në shtëpinë e Sterling, që kishte ndodhur gjithashtu në Oxshott, të shtunën.

“Dy burra u arrestuan nën dyshimin për tentativë vjedhjeje mbrëmë (6 dhjetor) në zonën e Oxshott. Ata janë aktualisht në paraburgim,” ka thënë në një deklaratë Policia e Surrey.

“Pas raportimeve për aktivitete të dyshimta rreth orës 18:40, u vendosën një numër burimesh sigurie, duke përfshirë njësinë e qenve dhe helikopterin e policisë. Asistencë dhanë edhe kolegët tanë nga Policia Britanike e Transportit”.

Po ashtu, në njoftimin e policisë thuhet se hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar nëse ka ndonjë lidhje mes këtyre arrestimeve dhe vjedhjes së raportuar gjatë fundjavës.

Nga shtëpia e lojtarit u vodhën bizhuteritë e raportuara në vlerë prej 300 mijë funte, raporton BBC.

Sterling humbi fitoren 3-0 të Anglisë ndaj Senegalit në fazën e eliminimit të Kupës së Botës pasi u përjashtua për shkak të një “çështjeje familjare” pak para fillimit, pasi kishte nisur dy nga tre ndeshjet për Anglinë në Kupën e Botës deri më tani.

Pra, anësori i Chelseat, 27 vjeç, la skuadrën e Anglisë në Kupën e Botës në Katar dhe u kthye në Britani të Madhe pas vjedhjes.

Futbollisti raportohet se është tronditur dhe i shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve të tij pas incidentit.

Shoqata e Futbollit ofroi udhëzime të gjera sigurie për lojtarët përpara se të niseshin për në Katar dhe ka një ekip me përvojë sigurie në dispozicion për të këshilluar dhe ofruar mbështetje.

Sterling u kthye në Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës dhe kur u pyet nëse sulmuesi mund të rikthehej për të luajtur një pjesë në turne, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë: “Unë me të vërtetë nuk e di, është një situatë që ai ka nevojë për kohë për t’u marrë, nuk duam të bëjmë presion mbi të”.

“Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme dhe familja duhet të jetë e para”.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika