Arrestohen dy të dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimet për tentim vrasje. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë i përdorur nga të dyshuarit

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimet për tentim vrasje. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se të dyshuarit kanë përdorur mjet të mprehtë ndaj viktimave.

“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në lagjen ‘Përroi i njelmët’ në Prishtinë, me ç’ rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë identifikuar, sipas policisë ata janë: V. S, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. Z, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,.

Të dy janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika