Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka njoftuar se "sot (e diel) nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje"

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona për vjedhje të rënda.

Policia njofoti se rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, (dhjetor 2022 – janar 2023) në fshatin Mramor.

“Sot nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur që t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë personat e dyshuar.

“Rr.G. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.G. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, në njoftim theksohet se personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ku ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste të vjedhjeve të rënda.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika