Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Drenas.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar një armë të gjatë dhe disa pajisje pune të cilat dyshohet se janë të vjedhura.
Rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, në lokacione të ndryshme.
“Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Drenasit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhë në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, në lokacione të ndryshme.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur t’i arrestojnë personat e dyshuar:
– A.U . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– G. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestroj një armë të gjatë dhe disa pajisje pune të cilat dyshohet të jenë të vjedhura. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për armëmbajtje pa leje dhe së paku gjashtë raste të vjedhje të rënda. Numri i personave të arrestuar për këto raste arrin në 3 pasi që për të njëjtat raste, me datën 04.01.2024, është arrestuar i dyshuari E. H mashkull 19 vjeç”, thuhet në njoftim.