Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se iu kanë kundërpërgjigjur të shtënave me armë zjarri dy personave të tjetë të cilët janë në arrati në Prishtinë. Policia rastin e ka cilësuar si ‘vrasje në tentativë’.
Në njoftim thuhet se janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator dhe 7 fishekë.
Pas intervistimit, Policia ka njoftuar se janë liruar dhe dy të tjerët janë në kërkim policor.
Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 01.02.2025-20:37. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi qe te njëjtit derisa kane qene duke punuar ne lokalin e tyre, i ishin kundër përgjigjur të shtënave me arme të dy të dyshuarve të cilët janë në arrati. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator dhe 7 fishekë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim policor. Nuk raportohet per te lënduar. Rasti ndodhet nën hetime nga njësitet kompetente policore.