Arrestohen dy të dyshuar që bënin shitblerjen e substancave narkotike në Prizren

Policia e Kosovës njofton se në Prizren, gjatë patrullimit, ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar, të cilët po bënin shitblerjen e substancave narkotike

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Prizren, gjatë patrullimit, ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar, të cilët po bënin shitblerjen e substancave narkotike.

“Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil”, njofton policia.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë tableta të llojit amfetaminë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 11.08.2023-00:05. Policia gjatë patrullimit ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët po bënin shitë-blerjen e substancave narkotike. Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë (5) tableta të llojit amfetaminë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika