Arrestohen dy të rinj në Mitrovicë, dyshohet se hodhën granatë dore në afërsi të një lokali

Në Mitrovicë, dy persona janë arrestuar si të dyshuar për shpërthimin e një granate dorë në afërsi të një kafiterie më datë 9 qershor 2023, pas një hetimi intensiv që sipas Policisë së Kosovës ka sjellë prova të reja

Ilustrim

Policia e Kosovës të mërkurën ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar në lidhje me një shpërthim që ndodhi në Mitrovicë me datë 9 qershor 2023.

Më 9 qershor rreth orës 03:25, një shpërthim ishte raportuar në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në afërsi të një lokali (kafiterie). Hetuesit besojnë se shpërthimi është kryer me një granatë dorë. Kjo ngjarje solli dëme materiale në kafiteri dhe dëmtim të xhamave të dy lokaleve të tjera.

“Në lidhje me rastin ishte njoftuar prokuroi dhe sipas udhëzimeve të tij ishte iniciuar rasti për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet e Policisë dhe Prokurorisë u angazhuan menjëherë për ta hetuar ngjarjen dhe kanë ndjekur hetime intensive për disa muaj.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-Mitrovicë të Jugut kanë konfirmuar arrestimin e të dyshuarve në lidhje me këtë ngjarje.

Të dyshuarit, A.D., 25-vjeçar dhe G.H., 20-vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, janë intervistuar nga autoritetet, dhe pas këtij procesi, prokurori i çështjes ka vendosur të caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë për të dy personat.

Hetuesit kanë zbuluar gjithashu prova të reja në një lokacion të caktuar gjatë kontrollit të së mërkurës, të cilat janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.

“Provat i ishin prezantuar prokurorit dhe pasi ishte siguruar Urdhëresa për kontroll nga ana e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, hetuesit rajonalë sot me datë 23.08.2023, kanë realizuar kontrollin në një lokacion dhe kanë gjetur prova të reja, të cilat janë sekuestruar. Pas kontrollit, në bazë të dyshimit të arsyeshëm, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale në fjalë”, thuhet në njoftim.

Rasti, sipas Policisë, është ende nën hetim, dhe autoritetet po punojnë për t’i zbardhur më tej rrethanat e saj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika