Arrestohen edhe dy persona të dyshuar për dhunimin e ndodhur në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar për dhunimin e ndodhur në muajin mars në Gjakovë. Për këtë rast policia të martën kishte arrestuar një të dyshuar, i cili ishte dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të gjinisë mashkullore në komunën e Gjakovës, nën dyshimet për dhunimin e raportuar në mars të këtij viti.

Sipas raportit të policisë, dhunimi është raportuar se ka ndodhur në Gjakovë më 20 mars, rreth orës 13:00.

Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar të martën një person, i cili është dërguar në mbajtje.

Kështu që deri më tani për këtë rast janë identifikuar tre persona të dyshuar, ku dy prej tyre janë në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”.

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për dhunim

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika